Nga Gazeta ‘SI’- Cilësia e kredisë vijoi të përkeqësohej edhe gjatë muajit gusht, duke rritur stokun e ‘kredive të këqija’ në bankat e Shqipërisë.
Ky tregues arriti 5.3% në gusht 2023, vlera më e lartë në dy vitet e fundit.
Rritja e kredive me probleme ishte e parashikueshme nga Banka e Shqipërisë, lidhur kjo me rritjen e normës së interesit që çon në rritjen e këstit mujor të huave për familjet.
Në raportin e fundit të Stabilitetit Financiar, vetë BSH raportoi një përkeqësim të aftësisë paguese të familjeve shqiptare dhe një ndjeshmëri të lartë ndaj faktorëve financiarë. Për shumë prej tyre, masa e borxhit mujor që duhet të shlyenin, kalonte 50% të të ardhurave.
Sipas BSH-së, kreditë me probleme kryesohen nga kreditë në valutë dhe kreditë e pambrojtura.
Një tjetër shkak i rritjes së këtij tregues është edhe zhvlerësimi i euros, që mban një peshë të rëndësishme në stokun total dhe raportohet në lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.