Financa Personale

Kreditë e këqija u shtuan përsëri në muajin gusht

Nga Gazeta 'SI'- Cilësia e kredisë vijoi të përkeqësohej edhe gjatë muajit gusht, duke rritur stokun e ‘kredive të këqija’ në bankat e Shqipërisë.

Ky tregues arriti 5.3% në gusht 2023, vlera më e lartë në dy vitet e fundit.

Rritja e kredive me probleme ishte e parashikueshme nga Banka e Shqipërisë, lidhur kjo me rritjen e normës së interesit që çon në rritjen e këstit mujor të huave për familjet.

Në raportin e fundit të Stabilitetit Financiar, vetë BSH raportoi një përkeqësim të aftësisë paguese të familjeve shqiptare dhe një ndjeshmëri të lartë ndaj faktorëve financiarë. Për shumë prej tyre, masa e borxhit mujor që duhet të shlyenin, kalonte 50% të të ardhurave.

Sipas BSH-së, kreditë me probleme kryesohen nga kreditë në valutë dhe kreditë e pambrojtura.

Një tjetër shkak i rritjes së këtij tregues është edhe zhvlerësimi i euros, që mban një peshë të rëndësishme në stokun total dhe raportohet në lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë