Banka Federale e Amerikës, Fed, “nuk ka bërë detyrat e saj” dhe karakterizoi gabim rritjen e inflacionit që ka pllakosur ekonominë amerikane prej dy vitesh, sipas ekonomistit që ka fituar Nobel, Joseph Stiglitz.
Inflacioni në SHBA nisi të fitonte terren në fillim të vitit 2021 kur ekonomia po rimerrte veten nga pandemia e Covid duke u rritur nga 1.2% në dhjetor 2021 në 9.1% në qershor 2022.
Fed nuk reagoi me rritjen e normave të interesit deri në mars të 2022-shit dhe kreu Jerome Powell këmbëngulte fort se inflacioni ishte thjesht “tranzit” duke nënkuptuar se do të kalonte lehtë.
“Fed mendoi se burimi i inflacionit që nisi në epokën post-pandemike ishte kërkesa e shtuar dhe është e qartë pse mendojnë kështu kur nuk kanë bërë detyrën”, tha Stiglitz.
Ai tha se çmimet u rritën për arsye të tjera, si shkurtimi i shumë lëndëve parësore apo produkteve, si p.sh gjysmëpërçuesit.
Në një mision për të ulur inflacionin në objektivin e 2%, Fed ka rritur tashmë normën e interesit 11 herë, në total 5.5%, niveli më i lartë në mbi dy dekada.
Progres i konsiderueshëm është bërë, me indeksin 12-mujor të çmimeve të konsumit që ra me vetëm 3.2% në vit në korrik dhe pika të shumta të të dhënave sugjerojnë se presionet inflacioniste janë zbutur ndjeshëm.
“Analizë ekonomike e keqe”
Edhe pse ai nuk parashikon një recesion në SHBA nga politika monetare agresive, Stiglitz sugjeron që duhet të merre mësime nga detyrat që ka bërë Fed gjatë inflacionit.
“Është me të vërtetë një ekonomiks i keq, sepse [Fed] pa që qeveria e kishte kaluar këtë program të madh rimëkëmbjeje dhe nëse të gjitha ato para do të ishin shpenzuar, do të ishin inflacion, por duhet të mbani mend vetëm disa vite më parë, atje ishte një sasi e madhe pasigurie.”
Kjo pasiguri nënkuptonte që firmat nuk po investonin siç do të bënin zakonisht, ndërsa konsumatorët nuk ndiheshin rehat duke përdorur kursimet e grumbulluara gjatë pandemisë – që do të thotë se kërkesa totale ose agregate ishte ende nën parashikimet para pandemisë, tha Stiglitz.
“Pse kishte inflacion? Të gjithë e dimë arsyen”, shtoi ai. “Çmimet e makinave në fillim u rritën shumë – pse? Ishte sepse nuk dinim të bënim makina? Jo, ne dinim të bënim makina. Kompanitë amerikane të automjeteve harruan të bënin porosi për gjysmëpërccuesit, dhe me një mungesë të tillë, nuk mund të bësh një makinë.”
Një gabim fatsjellës?
Pavarësisht rritjes së shpejtë të normave të interesit nga Fed, ekonomia e SHBA-së është mbajtur çuditërisht mirë, megjithëse ekonomistët janë ende të ndarë nëse shtrëngimi i kushteve financiare do të sjellë një recesion.
Stiglitz sugjeroi se ulja e butë ekonomike që Fed është përpjekur të krijojë mund të realizohet, por si rezultat i një tjetër “gabimi” me fat, këtë herë nga qeveria në formën e Aktit për Reduktimin e Inflacionit.
IRA, legjislacioni historik i administratës Biden që synon prodhimin, infrastrukturën dhe ndryshimet klimatike, u lançua pak më shumë se një vit më parë dhe ka nxitur më shumë se 500 miliardë dollarë në investime të reja, sipas Thesarit.
“Kur e miratuan atë ligj, ata menduan se do të kishte disa kompani që do të përfitonin prej tij dhe do të kushtonte mbi 10 vjet 271 miliardë dollarë. Tani vlerësimet nga shumë burime janë mbi një trilion dollarë,” vuri në dukje Stiglitz.
“Ky është një stimul i madh për ekonominë që do të kompensojë efektet tkurrëse të politikës monetare, kështu që ne mund ta menaxhojmë rrugën përmes kësaj me fat. Fed nuk kishte asnjë ide për efektin e IRA-s.”/CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



