Kosova

Situata në Kosovë, Vuçiç: Pres shumë presione, muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë

Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një reagim të fundit ka deklaruar se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione.

Sipas tij këto janë presione që do të vijnë në kuadër të situatës së krijuar në Kosovë.

 “Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën dhe Metohinë nga ata që janë përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, tha Vuçiç gjatë një vizite në punimet përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac.

Ndërkohë i pyetur për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, e cila nuk do të përfshijë një koalicion të partive serbe, Vuçiç tha se nuk do të ndërhyjë në çështjet e tyre.

“Ne merremi me çështjet e popullit tonë, le të presim të formohet qeveria, pastaj do të komentojmë. Mali i Zi është një vend i afërt me ne, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta“


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë