Kosova

Kurti: Duhet një marrëveshje me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se duhet arritur një marrëveshje me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve përpara se të vijnë zgjedhjet në SHBA.

Duke folur për agjencinë Bloomberg, Kurti tha se marrëveshja duhet përpara zgjedhjeve amerikane, pasi aleatët nuk do kenë më kohë dhe mundësi të merren me Kosovën dhe Serbinë.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së shumti deri në pranverën e vitit të ardhshëm,” tha Kurti.

Gjatë intervistës, Kurti e pranoi se masat e marra nga BE ndaj Kosovës, po e lëndojnë vendin nga pikëpamja financiare dhe materiale.

Megjithatë, ai shtoi se BE dhe SHBA duan të ndihmojnë dhe mbështesin Kosovën. Kurti tha se ata duan edhe që të largojnë Serbinë nga ndikimi rus.

Kurti përsëriti gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale.

Për Kurtin, kthimi në marrëveshjen e miratuar nga të dyja palët në mars, është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Marrëveshja është ende në tavolinë,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë