Kosova

Lajçak me Kurtin: Diskutuam për përgatitjet e takimit të nivelit të lartë në shtator

Nga Gazeta 'Si' - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se pati një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bled të Sllovenisë.

Lajçak ka shkruar në X, se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë, i cili do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.

Më herët zyrtari i BE-së njoftoi se do të takohet gjatë kësaj jave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe se do të zhvillojë një vizitë në Beograd, por në Prishtinë nuk do të shkojë.

“Në kuadër të përgatitjeve për muajt e ardhshëm dhe me qëllim të forcimit të përpjekjeve tona të përbashkëta, ftova Escobar në Bruksel për një sërë diskutimesh dhe takimesh koordinuese”, nënvizoi Lajçak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë