Ne rrjet

Fundi i rebelit Prigozhin…

Avioni, ndryshe nga i pari që ra mes Moskës dhe Shën Petersburgut, mbërriti në kryeqytetin rus. Sipas “Daily Mail”, mund të jetë një inskenim për të lejuar zhdukjen e liderit Wagner

Gazeta Si – Njeriu që tentoi të “rrëzojë” Carin (edhe pse tha se ishte një pakënaqësi ndaj ushtrisë dhe jo një puç), duke iu afruar Moskës 200 km me tanke dhe njerëzit e tij, e pagoi rebelimin me fundin e tij të pashmangshëm.

Vladimir Putinit i kanë mjaftuar dy muaj pas kryengritjes për të vënë “në jetë planin e tij” dhe për të pastruar ndërgjegjen për tradhtinë e ish-bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë.

Kreu i mercenarëve të Wagner-it, ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në lëvizjet e tij: përdorte të paktën dy avionë dhe vendoste vetëm në momentin e fundit se cilin të “merrte”. Atëherë pse Prigozhini shkoi në “strofkën e ujkut”?

Ai nuk mund të qëndronte i fshehur, por kishte nevojë për “dritë” për të vijuar ambiciet dhe për të bërë biznes. Është një botë e mjegullt, ku vlen gjithmonë “gjithçka dhe e kundërta e gjithçkaje”.

Aq më tepër që figura qendrore, me piruetë dhe mbrapa, ka ndërtuar imazhin e një personazhi të paparashikueshëm, siç ishin lëvizjet e fundit të Prigozhinit.

Avioni privat në pronësi të themeluesit të grupit mercenar Wagner, Prigozhin, u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga një prej aeroporteve të Moskës.

Një gjë e tillë, shton dyshimet se ngjarja nuk duhet të ketë qenë aksidentale, duke parë që ndodhi në një zonë me pak ose aspak popullsi.

Aq sa mund të minimizojë pasojat e aksidentit në terren, në të cilin Evgheni Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë, Dmitri Utkin vdiqën në mesin e dhjetë pasagjerëve që humbën jetën.

LEXO EDHE:
– Hakmarrja e Putinit/ Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin humb jetën në një aksident ajror në Rusi
– Vdekja e Yevgeny Prigozhinit, reagon SHBA: Askush mos habitet
– Portreti i Prigozhinit/ Historia dhe bëmat e ‘kuzhinierit të Putinit’

Megjithatë, mediat ndërkombëtare hipotezojnë se “vdekja” e Prigozhinit mund të ketë qenë një inskenim, pasi një avion i dytë i Wagner-it, u ul i sigurt në Moskë në të njëjtën kohë.

Në të vërtetë, nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me avionin, një “Embraer E35 Legacy 600”. Në bord kishte tre pilotë dhe shtatë pasagjerë, përfshirë Evgheni Prigozhin.

Avioni në flakë, ku dyshohet se ndodhet edhe themeluesi i grupit Wagner, Prigozhin

“Gjurmuesi” i fluturimit – duke kryqëzuar të dhënat e ofruara nga faqet e specializuara, si “FlightRadar24” – mund të ofrojë tashmë një hipotezë të parë mbi shkaqet: sinjali i avionit ndërpritet papritur në orën 18.11 me orën lokale (17.11 në Shqipëri), ndërsa avioni vazhdon të udhëtojë 28,000 këmbë lartësi (8,500 metra) dhe një shpejtësi prej 950 kilometra në orë.

Nuk kishte – në dymbëdhjetë minutat e udhëtimit “të kapur” nga marrësit në tokë – anomali në lartësi apo shpejtësi.

Shkurtimisht, avioni pësoi një problem “traumatik”, si goditja nga një raketë ose një shpërthim në bord që nxori jashtë funksioni trupin e avionit.

Në pamjet që qarkullojnë në kanalet Telegram rus dhe ukrainas, shihet një avion – i cili identifikohet si ai që ra në veri të Moskës – i cili bie pothuajse vertikalisht drejt tokës.

Struktura duket kryesisht e paprekur, por sapo ra në tokë, mund të shihen vrima në pamjet e tjera që mund të jenë shkaktuar nga municionet kundërajrore ruse.

Në çdo rast, do të ishte konfirmimi i një ngjarjeje fatale të ndodhur në fluturim. Autoriteti rus i aviacionit, tha se kishte krijuar një komision të posaçëm për të “hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit” me ndihmën e të dhënave të ruajtura nga kutitë e zeza.

Por një nga pasojat e para të rrëzimit të avionit, është se në mbrëmje disa avionë në zonën e Moskës çaktivizuan ADS-B, transponderin që lejon transmetimin dhe marrjen e të dhënave.

Disa nga këta avionë e mbajnë atë të ndezur kur janë në tokë ose gjatë ngritjes dhe më pas e fikin, pothuajse sikur të donin ta bënin veten “të padukshëm” për radarët (civilë) tokësorë.

Por ka edhe nga ata që ngrenë dyshime dhe hipotezojnë se i gjithë “aksidenti” ishte i organizuar për të lejuar zhdukjen e Prigozhin dhe, në të njëjtën kohë të mbrojë pushtetin e Putinit, për të demonstruar se është ende i aftë të ndëshkojë tradhtarët.

Në fakt, një aeroplan i dytë, gjithashtu i Wagner-it, u ul në kryeqytetin rus dhe, sipas disa mediave, Prigozhin mund të ishte në bord. Megjithatë, për të qenë të sigurt për identitetin e kufomave, duhet të presim testin e ADN-së.

Në të vërtetë, sipas britanikes “Daily Mail”, avioni i dytë, që i përkiste Wagner, u pa në radar duke fluturuar mbi të njëjtin rajon, Tzer.

Sërish gazeta britanike kujton se Prigozhin nuk do të ishte i ri në këtë lloj fiksioni: ai më herët, zyrtarisht u shpall i vdekur në Afrikë në vitin 2019. Më pas ai u rishfaq para luftës në Ukrainë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë