Bota

Vdekja e Yevgeny Prigozhinit, reagon SHBA: Askush mos habitet

Agjencia e lajmeve TASS, bëri sot të ditur se shefi i grupit të mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni privat i cili u rrëzua në veri të Moskës të mërkurën. Agjencia citoi ‘Rosaviatsia-n’, autoritetin rus të aviacionit.

Megjithatë, nuk ka informacione të menjëhershme e të qarta nëse Yevgeny Prigozhin ndodhej në avion.

"Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre ishte edhe emri i Yevgeny Prigozhin-it", thanë zyrtarët e Rosaviatsia-s.

Më herët agjencia TASS njoftoi se dhjetë persona kishin vdekur pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë në veri të Moskës.

Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.Ne Uashington zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha se: "Ne i kemi parë njoftimet. Nëse konfirmohen, askush nuk duhet të habitet".

Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë, tha gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN se:"Nëse është e vërtetë, kjo tregon se (Presidenti rus Vladimir) Putin do të eliminojë kundërshtarët dhe kjo frikëson këdo që mendon të shprehë mendime të ndryshme nga të tijat", tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë