Nga Gazeta ‘Si’ – Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin e mosfunksionimit të Kadastrës, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme.
“Çudi sepse volumi i shërbimeve të dhëna nga Kadastra është shumë më i lartë. Sistemi kërkon pak punë në fillim”, iu përgjigj kryeministri pyetjeve të shumta për këtë çështje.
Ky është reagimi i parë zyrtar për ngërçin dy mujor në shërbimet kadastrale, që nisi ditën e digjitalizimit të saj, më 3 korrik.
LEXO EDHE:
– Bllokimi i Kadastrës – 18 mld lekë të munguara në ekonomi. Bankat nuk japin dot kredi
– Bllokohet Kadastra? Ngec digjitalizimi i shërbimeve, qytetarët s’marrin asnjë përgjigje që prej 3 korrikut
– Historia e shkurtër e një dështimi – A do ta mundë digjitalizimi krimin në Kadastër?
– Kaosi i Kadastrës bllokon gjithçka me pronat. Asnjë shitje në tregun e pasurive të paluajtshme
Prej disa javësh, qytetarët, noterët, agjentët imobiliarë dhe bankat janë ankuar dhe kanë treguar se po përballen me vonesa dhe dëme financiare pasi ASHK nuk jep përgjigje dhe dokumentacionin e kërkuar. Digjitalizimi i Kadastrës u bë me qëllimin e shkurtimit të punonjësve, si rrugë për të ulur korrupsionin dhe abuzimet e tjera. Në prezantim, Rama tha se sistemi kadastral online është siguruar në teknologjinë blockchain, më eficienten që njeh bota.
Vetë drejtuesja e ASHK, Dallëndyshe Bici, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për situatën e krijuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



