Treg

Pse po rriten ndjeshëm çmimet e lëngut të portokallit në botë dhe a rrezikojmë një krizë agrumesh?

Javët e fundit, çmimet e lëngut të portokallit kanë kaluar 3 dollarë. Rreth kësaj kohe të vitit të kaluar, çmimet ishin rreth 1.81 dollarë.

Rritja e çmimit është nxitur kryesisht nga furnizimi i ulët i agrumeve në të gjithë globin.

“Është vërtet një stuhi e trishtuar e asaj që po godet industrinë," tha Billy Roberts, analist i lartë për ushqim dhe pije në CoBank.

Në Florida, e cila zakonisht prodhon pjesën më të madhe të lëngut të portokallit të konsumuar në Amerikë, uraganet Ian dhe Nicole në vjeshtën e vitit 2022, plus temperaturat e acarta më vonë atë vit, shkatërruan agrumet. 

Pemët e infektuara me sëmundje prodhojnë fillimisht më pak portokalle me cilësi më të ulët dhe më pas thahen.

Një karrocë e mbushur me portokalle në Florida

Në fund të vitit të kaluar, Departamenti Amerikan i Bujqësisë(USDA)parashikoi se në sezonin 2022-2023, Florida pritej të prodhonte 20 milionë kuti me portokalle - një rënie prej 51% nga viti i kaluar dhe sasia më e vogël e prodhuar që nga sezoni 1936-1937.

Deri në korrik, parashikimi kishte rënë edhe më tej.

Muajin e kaluar, USDA tha se priste që Florida të prodhonte 15.9 milionë kuti në 2022-2023.

Ndërkohë, Brazili dhe Meksika, eksportuesit kryesorë ndërkombëtarë, kanë gjithashtu problemet e tyre për shkak të motit të keq.

"Vetë kultura e portokallit brazilian pritet të bjerë. Këta shifra që vijnë, mendoj se kanë shkaktuar pak shqetësim rreth industries”, thotë Roberts.

Duke qenë se situata ka mbetur e keqe apo edhe është përkeqësuar këtë vit, tregtarët po pajtohen me ofertën e ulët, shtoi Roberts. 

Me furnizimet e dëmtuara nga stuhia dhe sëmundjet, Shtetet e Bashkuara po importojnë gjithnjë e më shumë nga tregjet ndërkombëtare si Brazili, shkroi Andrés Padilla, një analist i lartë i Rabobank, në një raport të Rabobank në prill.

“Çmimet e larta rekord të lëngut të portokallit në vitin 2023 janë pasojë e një tregu shumë të ngushtë, me prodhim më të vogël se sa pritej dhe inventarë të ulët”, shtoi ai.

“Inventarët shumë të ulët nga dy korrje të vogla radhazi në 2020/21 dhe 2021/22, plus lajmet përkeqësuese për sezonin aktual 2022/23, krijuan mjedisin perfekt për rritjen e çmimeve të lëngut të portokallit këtë vit”, shkroi ai.

Edhe prodhimi i Meksikës ka vuajtur vitet e fundit për shkak të thatësirës.

Në faqen e internetit të Walmart, një shishe me lëng portokalli origjinale Tropicana kushton aktualisht rreth 4 dollarë.

Burimi: CNN Business/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë