Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se sistemi i menaxhimit të fondeve për bujqësinë që u pezulluan një ditë më parë nga Bashkimi Evropian, është një sistem i akredituar nga vetë BE-ja. Sipas ministres “lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme”, pezullim që “BE-ja e ka marrë me qëllim sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe se në letrrën e BE-së nuk përmendet fjala korrupsion”.
“Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, është pikërisht ai që ka akredituar BE. Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë. Sistemet e menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura të verifikuara nga kontroll i jashtëm apo i brendshëm, janë cenuar, apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, ne jemi të interesuar më shumë se kushdo për të bashkëpunuar me OLAF për t’i zbatuar ato menjëherë dhe për të korrigjuar nëse është i nevojshëm, veprimtarinë e institucionit”, tha Krifca.
Ai ka sqaruar se “programi nuk është ndaluar”. “Autoritetet zbatuese janë në punë dhe në partneritet të plotë me strukturat e BE për të siguruar plotësimin e çdo kërkese që do të vendoset për mbarëvajtjen e plotë”, tha ministrja Krifca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.