Paralelisht me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Rrahman Rrahja dhe emërimin në të njëjtën kohë të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, Partia Socialiste mblodhi të hënën grupin parlamentar. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe emri se kush do të marrë drejtimin e grupit. Aktualisht nënkryetare e grupit parlamentar është Anila Denaj
Gjithësesi emrat e mundshëm që përfliten janë Ermonela Felaj dhe Toni Gogu.
Me emërimin e Ballës në krye të ministrisë, duhet të miratohen një serë ndryshimesh të tjera në pozicionet si kryetar grupi parlamentar socialist, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, detyrë të cilat Balla do i mbaj deri në momentin e marrjes zyrtare të detyrës së Ministër i punëve të brendshme, që sipas afateve ligjore nuk pritet të zgjasë shumë. Brenda kësaj legjislature (deri më 20 korrik) Balla pritet të shkojë në drejtimin e kësaj ministrie.
Emërimi i tij vjen pas zëvendësimit të Bledi Çuçit i cili mori detyrën e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020 ndërsa Balla mban postin e kryetarit të grupit parlamentar socialist që prej vitit 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.