Politike

Rraja dorëzon mandatin, Begaj dekreton Taulant Ballën Ministër i Brendshëm

Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka dorëzuar të hënën në Kuvend mandatin e deputetit.

Dorëheqja nga mandati vjen pas ngjarjeve të rënda në Fushë-Krujë, ku fisi Rrahja ushtron dhunë ndaj dy qytetarëve, ku të përfshirë janë edhe djali i deputetit bashkë më dy vëllezërit e tij që janë shpallur në kërkim nga Policia.

Paralelisht kryeministri Edi Rama shkarkoi Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Brendshëm, vendi i të cilit do zëvendësohet nga Taulant Balla, i cili aktualisht mban postin e kreut të grupit parlamentar socialist.

Këtë të hënë, kryeministria dorëzoi në presidencë propozimet.

Ndërkohë, brenda 30 minutash nga mbërritja e kërkesës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emrin e Taulant Ballës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë