Politike

‘S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë’, Rama iu shmanget pyetjeve të gazetarëve në Prishtinë

Nga Gazeta Si- Teksa po dilte nga selia e Kuvendit të Kosovës, pas takimit me kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca, Edi Rama u prit nga  gazetarët të cilët nisën ti bënin pyetje, duke marrë si përgjigje: “S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”.

Rama ndodhet ne Prishtinë, ku më herët është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka dalë jashtë agjendës duke pasur një bashkëbisedim edhe me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë