Politike

Rama në pritje të Kurtit: Shpresoj s’e ka harruar kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup në kuadër të përgatitjes për samitin e tetorit që do të mbahet në Tiranë për Procesin e Berlinit.

Pas takimit dhe vizitës së dy delegacioneve, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski zhvilluan një konference për shtyp ku në fjalën hapëse të dy ata folën për Procesin e Berlinit.

Por interesi i medias ishte fillimisht tek refuzimi i ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin Rama ende e pret në një takim gjatë vizitës që do të mbajë mbasdite në Prishtinë.

“Këtë ta trajtojmë mes shqiptarësh në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u përgjigj Rama pyetjes se ai kishte koment mbi refuzimin e deritashëm të  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë