Treg

Çmimi i naftës vazhdon të bjerë …

Sarah McFarlane- Rritet shqetësimi në tregun ndërkombëtar të naftës pasi prodhuesit më të mëdhenj SHBA, Arabia Saudite dhe Rusia po e mbifurnizojnë tregun.

Çmimet e naftës ranë lehtësisht të enjten në mëngjes, duke zgjeruar humbjet pasi çmimet nisën të binin më parë gjatë javës në pritje të ngadalësimit të rritjes së kërkesës globale dhe inventarëve në rritje.

Nafta e papërpunuar, u ul me 0.2% në 65.99 $ për barrelë përpara mesditës sipas Shkëmbimit të Intercontinental Exchange në Londër, rreth 6% më poshtë se sa në çeljen e bursës të hënën.

Duke iu referuar çmimit të referencës së naftës amerikane, West Texas Intermediate, nafta u shit 0.9% më pak në 55.74 $ për barrelë sipas New York Mercantile Exchange.

Inventaret e SHBA-ve: Grupi i Industrisë Instituti Amerikan i Naftës tha të mërkurën se furnizimi me naftë të papërpunuar amerikane u rrit në 8.8 milion barrela në fundjavën e 9 nëntorit. Shqetësimet në rritje për tregun e mbifurnizuar të naftës vijnë pasi prodhuesit kryesorë SHBA-të, Arabia Saudite dhe Rusia që kanë nxitur prodhimin, janë duke rishikuar madhësinë e inventarit të pritshëm global për vitin 2019.

Prodhimi i Libisë: Prodhimi i naftës në Libi ka shkuar në 1.28 mln barrela në ditë, ka thënë të mërkurën Kreu i i Korporatës Kombëtare të Naftës libiane. Kjo shifër është më shumë se dy-fishi i nivelit të muajit qershor kur portet e saj lindore u mbyllën.

Rënia e çmimit: Çmimet e naftës kanë fshirë të gjitha fitimet e tyre për të tregtuar afër nivelit të fillimvitit. Rritja fillestare e çmimeve nga vendimi i administratës Trump në maj për të rivendosur sanksionet e Shteteve të Bashkuara në Teheran, është zbutur pasi ka bërë përjashtime të përkohshme për tetë vende, duke u lejuar atyre të vazhdojnë blerjen e naftës nga Irani.

Kombinimi i rritjes së prodhimit kundër një parashikimi për një kërkesë të përkeqësuar gjithashtu po ndikon në çmim, thonë analistët. “Rënia e çmimeve është udhëhequr nga spekulime të shumta në lidhje me të ardhmen e tregut, të nxitura nga një rritje e fort e prodhimit të naftës amerikane të papërpunuar dhe perceptimit të një qëndrimi më të butë të SHBA-ve ndaj Iranit,” tha Giovanni Staunovo, një analist i UBS Wealth Management.

*Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë