Treg

Indeksi i vajit të ullirit/ Pica Margarita shtrenjtohet ndjeshëm

Kostoja e përgatitjes së një pice Margarita u rrit dy herë më shpejt se inflacioni i përgjithshëm në Itali muajin e kaluar, nxitur nga rritja e djathit mocarela dhe sidomos çmimit të vajit të ullirit.

Shuma totale e shpenzuar për përbërësit dhe energjinë për të gatuar pjatën thelbësore të Napolit u rrit 18.4% në maj nga një vit më parë, sipas llogaritjeve të Bloomberg bazuar në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë.

Matja mujore vazhdon të jetë shumë më e madhe se norma e përgjithshme e inflacionit, e cila ishte në 8% muajin e kaluar. Megjithatë, ritmi i rritjes së çmimeve u lehtësua nga prilli dhe krahasohet me një kulm të nëntorit prej më shumë se 30%.

Mocerela është rritur me 22% ndërsa vaji i ullirit në bursa është rritur deri në 40% për shkak të një thatësire të madhe dhe një krize uji në muajt e parë të pranverës që preku jo vetëm Italinë por edhe Spanjën. Dy nga rajonet që eksportojnë më shumë vaj ulliri në botë.

Ndërsa ka një debat të madh rreth asaj se cilat shtesa janë të pranueshme në një picë të vërtetë italiane, ananasi jo e jo - Margarita, së bashku me një version edhe më të thjeshtë pa mocarela të njohur si Marinara, janë varietetet më të vlerësuara nga puristët.

E quajtur në mënyrë apokrifale sipas Margherita di Savoia, mbretëreshës së parë të Italisë pas bashkimit të saj, legjenda thotë se Pica Margherita u krijua fillimisht për nder të vizitës së saj në Napoli në 1889. Ngjyrat e përbërjes, kur një gjethe borziloku i freskët shtohet në fund për shije, rikrijon ato të flamurit italian jeshile, të bardhë dhe të kuqe.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë