Politike

Arrestimi i Dakos, Rama: S’është e lehtë kur goditet dikush që e ke pasur në krah, por jemi në një fazë të re

Gazeta Si – Pas lëshimit nga SPAK të urdhër arrestit për Vanshush Dakon, i vetëdorëzuar tashmë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ka dhënë komentet e para edhe kryeministri Edi Rama.

Nga Berati, gjatë një takimi me banorë të zonës, kreu i qeverisë është shprehur: “Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë, pasi deri dje ka qenë në krahun tënd dhe sot është përballë avokatit. Me siguri diçka ka ndodhur. Forca e pushtetit mund të përdoret dhe për gjërat që nuk shkojnë.

Asnjëherë nuk duhet lënë, që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjidhë shumë probleme, por ka arritur ta kthejë Shqipërinë në një vend, që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vizitojnë”, – tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë