Gazeta Si – Ushtria ukrainase tha të martën se forcat pushtuese ruse hodhën në erë digën e hidrocentralit Kakhovskaya në rrjedhën e sipërme të Dnieper në zonën Khershon dhe rrjedha e pakontrolluar e ujit filloi të dalë furishëm nga rezervuari.
Një zyrtar i Moskës me qendër në qytetin Nova Kakhovka, i mohoi raportet.
“Diga Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse”, shkruan Komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës në faqen e saj në Facebook.
“Shkalla e shkatërrimit, shpejtësia dhe vëllimet e ujit dhe zonat e mundshme të përmbytjeve ende nuk janë sqaruar”.
Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë deklaratën e Ukrainës.
Më parë, agjencia shtetërore e lajmeve ruse citoi kryetarin e bashkisë së Nova Kakhovka të emëruar nga Moska të mohonte raportin.
Të paktën 22,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet pas sulmit në digën kryesore të Khersonit, digën Kakhovka në jug të Ukrainës, për të cilën Kievi akuzon Moskën dhe anasjelltas.
Kështu deklaroi administratori pro-rus i zonës, Vladimir Leontiev, duke folur për 22 mijë banorët e 14 vendbanimeve pranë digës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte folur për 80 vendbanime në rrezik. Procedurat e evakuimit kanë filluar tashmë në zonat përreth digës Kakhovka në lumin Dnipro.
Një zyrtar ukrainas ka paralajmëruar se kanë mbetur vetëm pesë orë para se uji të arrijë një “nivel kritik”.
Diga Nova Kakhovka, në provincën ukrainase të Khersonit, u “shkatërrua pjesërisht” për shkak të bombardimeve ukrainase, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti. Ministria thotë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë e rajonit.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy do të mbajë një takim urgjent për shpërthimin e digës Nova Kakhova në jug të Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


