Gazeta Si – Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ka zmbrapsur një ofensivë të madhe ukrainase në Donjeck, teksa ka pretenduar se kanë vrarë 250 trupa dhe kanë shkatërruar 16 tanke ukrainase.
Sipas Rusisë, Ukraina ka nisur ofensivën në shkallë të gjerë në rajonin e Donetsk, ditën e dielë duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.
Ministria ruse pretendon se ukrainasit janë përpjekur që të depërtonin në atë që Kievi e shihte si pjesën më të cënueshme të vijës së fronit, por se “nuk patën sukses”.
Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë akoma nuk është verifikuar.
Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.
Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike mbi ofensivën, duke thënë se ajo mund të ndihmojë armikun.
“Planet e duan heshtjen. Nuk do të ketë njoftim për fillimin”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes në një video të postuar në Telegram të dielën.
Është e paqartë nëse sulmet e suprozuara nga ana e Rusisë, tregojnë se kjo ofensivë ka nisur.
Ukraina është duke u përgatitur që disa muaj për kundërofensivë. Mirëpo, ajo ka kërkuar sa më shumë kohë që mundet për t’i trajnuar ushtarët dhe për të marrë ndihmën e ofruar nga aleatët perëndimorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


