Gazeta Si – Trupi i një vajze dy vjeçare u nxor nga rrënojat e një ndërtese në periferi të qytetit ukrainas të Dnipros, i goditur nga një sulm rus mbrëmë: Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Sergiy Lysak, njoftoi lajmin siç raportohet nga media kombëtare. Ndërkohë, numri i të plagosurve nga sulmi ka shkuar në 22.
Guvernatori i rajonit tha se pesë nga të plagosurit ishin fëmijë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë në spital.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini nuk ka komentuar ende. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe në Kiev, ku u aktivizua sërish sistemi i mbrojtjes ajrore.
Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.
“Pushtuesit rusë, duke goditur Dnjipron, kanë demonstruar edhe një herë se vendi i tyre është sponsor i terrorizmit, – shkroi ai në Telegram. – Qytetarët rusë do të jenë përgjegjës për gjithçka që kanë bërë kundër Ukrainës”, denoncoi Zelensky, i cili shtoi: “Rusët sulmuan qytetin e Dnjipros, goditën dy ndërtesa banimi dykatëshe”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


