Bota

Rrëzimi i Bidenit në skenë rindez polemikat për shëndetin dhe moshën e presidentit

Gazeta Si – Marrëveshja e tavanit të borxhit mbërrin në tryezën e Joe Biden, pas miratimit të shpejtë pa ndryshime në Senat me 63 vota kundër 36 (44 demokratë, 17 republikanë dhe dy të pavarur).

Ndërkohë, “lajmi i ditës” në SHBA, ishte rrëshqitja dhe rënia e tij në skenë gjatë ceremonisë së diplomimit për kadetët e rinj të U.S. Akademia e Forcave Ajrore Kolorado Springs.

Presidenti kishte qëndruar për një orë e gjysmë duke shtrënguar duart me secilin nga 921 kadetët përpara se të binte si një thes me rërë në skenë duke u mbështetur te foltorja elektronike e përdorur nga folësit.

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi menjëherë: “Ai është mirë”. I ndihmuar të ngrihet, Biden mori pjesë në pjesën tjetër të ceremonisë dhe më pas eci me shpejtësi drejt helikopterit.

Më vonë, duke zbritur nga helikopteri – sipas rrëfimit të një prej gazetarëve amerikanë – ai goditi kokën në kornizën e derës, por vazhdoi të buzëqeshte, duke përshëndetur gazetarët pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

Nuk është hera e parë që një president bie para kamerave: Obama rrëshqiti duke ngjitur shkallët në një ngjarje në vitin 2012, Gerald Ford ra nga shkallët e avionit presidencial “Air Force One” në vitin 1975.

Por sondazhet tregojnë se shumica e votuesve amerikanë janë duke shprehur shqetësimin për moshën e Biden, i cili është 80 vjeç.

Përveç disa rënieve të mëparshme nga biçikleta dhe në shkallët e “Air Force One”, episodi i fundit mund të kontribuojë në këtë shqetësim.

Trump, duke folur me mbështetësit në Ioëa, përmendi incidentin: “Ishte çmenduri”, tha ai.

“Shpresoj që të mos jetë lënduar. Nuk është diçka që frymëzon”. Më pas, ai kujtoi se edhe ai bëri lajm kur u largua me kujdes nga një platformë e rrëshqitshme në vitin 2020 në Akademinë Ushtarake Ëest Point dhe gazetarët bënë pyetje në lidhje me shëndetin e tij.

“Duhet të jeni të kujdesshëm, edhe pse ecni në majë të gishtave…”, tha ish-presidenti 76-vjeçar duke i brë të qeshin të pranishmit.

Edhe DeSantis, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, në një tubim në Nju Hempshajër, iu referua rrëzimit, duke i uruar Biden “një shërim të shpejtë”, por shtoi: “Ne gjithashtu urojmë një shërim të shpejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga plagët që pësoi, për shkak të Joe Biden dhe politikave të tij.

Gjatë ekzaminimit të fundit mjekësor, shkurtin e kaluar, mjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O’Connor shkroi se presidenti mbetet “i përshtatshëm për rolin dhe përgjegjësitë e tij”.

Ai shtoi se Biden ecën me një “ecje të ngurtë” të shkaktuar nga konsumimi i shtyllës kurrizore dhe dëmtimi i nervave në këmbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë