Organizata e vendeve eksportuese të hidrokarbureve, OPEC, ka përjashtuar mediat në takimin që do të mbajë në Vietnam më 3-4 qershor.
Sekretariati i OPEC, dërgoi disa ftesa për gazetarë, por jo për ato që e mbulojnë zakonisht, nga Reuters, Bloomberg dhe Wall Street Journal.
Një gazetar i CNBC dhe Financial Times morën ftesa.
Takimet ministrore të OPEC+ shpesh shohin agjencitë e lajmeve si Reuters, Bloomberg dhe Wall Street Journal të konkurrojnë për të nxjerrë të parët lajmin e takimeve, përpara se ato të përfundojnë. Raportimi ndikon gjerësisht në lëvizjet e çmimit të naftës në avancë dhe ministrat ndiqen për komente, që po ashtu çojnë në lëvizje të çmimit.
Takimet e përsëritura kaotike të OPEC-ut rifilluan personalisht në tetor të vitit të kaluar, kur organizata injoroi kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për të shtuar furnizimet e naftës në treg që të mos godasë çmimin për konsumatorët.
Pavarësisht kësaj mase dhe disa anëtarëve të OPEC+ – një aleancë më e gjerë duke përfshirë Rusinë – që njoftuan një ulje shtesë prej 1.6 milionë fuçi në ditë në prill, çmimet e naftës kanë qëndruar kryesisht në rënie që nga fillimi i vitit, pasi trazirat bankare europiane dhe amerikane, inflacioni i lartë në mbarë botën dhe një rihapje e ngadaltë në Kinë goditi kërkesën.
Ministrat e OPEC+ do të mblidhen sërish të dielën, megjithëse prodhuesit me peshë të rëndë të naftës Rusia dhe Arabia Saudite duket se kanë dërguar sinjale kontradiktore përpara takimit.
Ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman paralajmëroi spekulatorët e tregut që të “kenë kujdes”, në një lëvizje që disa e kanë parë si aludim për shkurtime të mëtejshme të mundshme përpara.
Zëvendëskryeministri i Rusisë Alexander Novak, ndërkohë, fillimisht tha se nuk priste hapa të mëtejshëm nga takimi i OPEC +, më pas deklaroi se komentet e tij ishin keqinterpretuar, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. /CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



