Bota

Moska: Qëndrimi perëndimor ndaj sulmeve me dron në Rusi është frikacak

Gazeta Si – Qëndrimi i vendeve perëndimore ndaj sulmeve me dron në Moskë është “absolutisht frikacak”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke shtuar se Perëndimi komenton vetëm atë që dëshiron të komentojë.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina sulmoi kryeqytetin rus me tetë mjete ajrore pa pilot, duke shtuar se të gjithë dronët u rrëzuan.

“Ky është, sigurisht, një pozicion absolutisht frikacak. Nuk ka asnjë fjalë tjetër, asnjë përkufizim: ata (vendet perëndimore) shohin dhe komentojnë vetëm atë që është e dobishme për ta. Dhe kjo është propagandë”, tha Zakharova për radion RIA Novosti.

Sakaq, pesë persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në bombardimet e një fshati në rajonin e Luhansk të pushtuar nga Rusia të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë rusë në Telegram.

Sipas njoftimeve, katër raketa janë lëshuar nga një njësi Himars e ushtrisë ukrainase, duke goditur fshatin Karpaty.

Luhansk është një nga katër rajonet e Ukrainës që Federata Ruse ka shpallur të aneksuar në territorin e saj.

Gjatë orëve të fundit, forcat ukrainase kanë rrëzuar 32 dronë kamikaze rusë në 24 orët e fundit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit në përditësimin e tij të përditshëm mbi situatën në front, siç raporton Ukrinform. “Në 24 orët e fundit, mbrojtësit tanë kanë shkatërruar 32 dronë sulmues Shahed.

Njësitë e forcave raketore dhe artilerie goditën tre pika komandimi, një zonë ku ndodheshin ushtarët e armikut, katër sisteme artilerie në pozicionin e qitjes, një sistem raketash kundërajrore, tre depo karburanti dhe një impiant për luftë elektronike”, thuhet në raport. Në përgjithësi, në 24 orët e fundit rusët kanë nisur 64 sulme ajrore në Ukrainë, një sulm me raketë dhe kanë lëshuar 88 raketa me sisteme të shumta lëshimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë