Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë.
Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë i lirë në “arrest shtëpie” nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Ngjarja që tronditi vendin ndodhi në një lokal në Kavajë, ku Gosa u vra me një plumb në kokë në sy të babait të tij. Habib Rexha u arratis për t’u dorëzuar pak ditë më vonë.
Autori pretendon se u hakmor për vëllanë e tij, i cili humbi jetën në në përleshje me vëllanë e Arjan Gosës. Gjatë kësaj përleshjeje vdiq edhe vëllai i Gosës.
Familjet kishin menduar se saga e hakmarrjeve ishte mbyllur për shkak se ishte shkaktuar nga një viktimë për secilën familje.
Në dëshminë e tij, ku shpjegonte arsyet e krimit të rëndë të kryer të dielën e 21 majit, Habib Rexha shprehet se ishte ndjerë i frikësuar nga Arjan Gosa, i cili sipas tij kishte hapur fjalë se do të vriste familjarët e fisit Rexha në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Edmond Gosa.
Ky i fundit ndërroi jetë së bashku me Altin Rexhën në 29 mars të këtij viti pas përplasjes që këta të fundit patën me njëri-tjetrin për një konflikt të ndodhur për arsye banale.
Të dy vranë njëri-tjetrin me thikë dhe me armë zjarri, duke ndërruar jetë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.