Gazeta Si – Gjest demonstrues në Shtëpinë e Bardhë. Një burrë, mbi timonin e një kamioni, u përplas mbrëmë rreth orës 22:30 në barrierat mbrojtëse rreth rezidencës presidenciale në Uashington.
Për Shërbimin Sekret Amerikan, ky ishte një veprim i qëllimshëm. Pamjet e transmetuara nga TV tregonin një flamur nazist në asfaltin pranë automjetit. Ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën, ose ndërhyrje që kanë çuar në sfida sigurie.
Ngjarja ndodhi në orën 22;00 me atë lokale, ndërsa autoritetet mbyllën disa blloqe kalimi e banimi aty pranë me qëllim hetimin e ngjarjes.
“Nga përplasja e kamionit me barrierën mbrojtëse nuk ka pasur të lënduar në personelin e Shtëpisë së Bardhë. Policia po heton për shkakun dhe mënyrë e rrëzimit të kamionit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia.
Televizioni WUSA tregoi video të një kamioni të tipit, U-Haul (transporti), i ndalur pranë një rreshti shtyllash çeliku, me oficerë të zbatimit të ligjit dhe një qen që i afroheshin automjetit.
Një robot me telekomandë hapi derën e pasme të kamionit, duke zbuluar një kukull, por asnjë ngarkesë tjetër të dukshme.
Chris Zaboji, një dëshmitar i përplasjes, postoi një video të shkurtër në mediat sociale që tregonte kamionin duke u futur në barrikada.
Videoja është verifikuar nga agjencia “Reuters”. Pasi u përplas një herë, shoferi goditi barrierat për herë të dytë, tha ai.
Zaboji, 25 vjeç, një pilot i linjës ajrore që jeton në Uashington, tha se sapo kishte mbaruar vrapimin në “National Mall” dhe ishte duke ecur në shtëpi kur dëgjoi një përplasje të fortë.
Autoritetet janë të rezervuara të japin më shumë informacione duke qenë se ngjarja është ende nën hetim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



