Politike

Godole: Të dorëhiqet edhe Tabaku dhe Bardhi, bojkotuan fushatën

Jonila Godole anëtare e kryesisë se PD-së  e vlerëson dorëheqjen e Alibeajt nga posti i kryetarit duke u shprehur se  “Dorëheqja është pjesë e demokracisë, ashtu siç janë zgjedhjet. Akti i Alibeajt duhet përshëndetur si një hap pozitiv që tregon se PD mund të jetë një parti ku liderët mbajnë përgjegjësi për vendimet dhe dështimet e tyre|.

Ky vendimi i Alibeajt ka vënë në lëvizje Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi  i cili pritet të mbledh Këshillin Kombëtar pai aty vendoset se  kush nga nënkryetarët do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Dy nënkryetarët janë Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku me të cilin Bardhi pati edhe një takim sot, por Godole shprehet se “ E njëjta përgjegjësi duhet të mbahet edhe nga pjesa tjetër e lidershipit të partisë, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetari i partisë, të cilët bojkotuan fushatën dhe kandidatët e PD-së, dhe të cilëve u faturohet akoma më tepër  rezultati i dobët i këtyre zgjedhjeve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë