Politike

Shifrat zyrtare: Kjo ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit

Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet vendore të 14 majit është 38.22% për qind. Shifrat i bëri të ditura komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kjo pjesëmarrje është regjistruar për kandidatët për kryetarë bashkie, megjithatë kryekomisioneri Celibashi theksoi se edhe për kandidatët për këshilltarë bashkiakë shifra është thuajse e njëjtë.

Më konkretisht kanë votuar 1.395.360 qytetarë nga 3.650.658 emrat që ishin në listë.

Sa i përket problemeve me teknologjinë e identifikimit, Celibashi theksoi se në 10 për qind të qendrave të votimit nuk ka funksionuar pajisja.

Megjithatë, ai theksoi se të dhëna më të sakta rreth funksionimit apo jo të pajisjeve të identifikimit biometrik do të kemi pasi pajisjet të kthehen në KQZ.Po ashtu, u bë e ditur se në 5% qendra votimi, procesi i numërimit ka nisur pas orës 20.00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë