Politike

Berisha: U votua nën presion, Rama ndryshoi rezultatin në mënyrë antikushtetuese

Sali Berisha deklaroi nga selia blu se raporti paraprak i OSBE ODHIR dëshmoi se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Ai u shpreh se raporti vë gishtin në një sërë problemesh madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale.

“Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR, të autoriteteve lokale dhe rajonale të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë anti kushtetuese, anti ligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format anti ligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qeverisë. Nënvizon blerjen masive të votës gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat dhe procesin e votimit”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë