Kandidati i PS-së për bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla fitoi me një diferencë të ngushtë kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha me vetëm 23 vota më shumë.
Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël.
Ajo që përmbysi rezultatin ishte kutia e fundit në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste.
Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut, ku 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.