Politike

Deputeti Flamur Noka denoncohet në polici: U fut në QV e Elbasanit dhe ofendoi komisionerët

Gazeta Si – Deputeti i PD, Flamur Noka denoncohet në polici, pasi është futur në dy qendra votimi në Elbasan dhe ka shkaktuar incidente me komisionerët.

Në një njoftim, policia thotë se rreth orës 17:00, është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatit Kuqan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, ishte futur në QV dhe ka ofenduar komisionarët.

Po ashtu, policia shton se Noka ka hyrë edhe në qendrën e votimit në Shirgjan dhe ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.

“Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë,” thuhet në njoftim.

Edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Flamur Noka. Zyra për shtyp e Llatjes, ka njoftuar se kallëzimi është bërë për shkak të aktivitetit të sotëm të Nokës dhe konkretisht bazuar mbi të dhënat e përplasjes së tij fizike në mjediset e qendrës së votimit 2474 në njësinë administrative Shirgjan.

Llatja në kallëzim akuzon Nokën se ka konsumuar element të veprës penale që prekin dhe cënojnë zgjedhjet e lira, duke kanosur dhe ushtruar dhunë verbale ndaj anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit, me qëllim për t’i penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë