Gazeta Si – KAS ka gjobitur 15 kandidatët socialistë me nga 100 mijë lekë, për shkak se kanë shkelur ligjin, duke përdorur faqen zyrtare të bashkisë në rrjetin social Facebook për propagandë për fushatën e tyre elektorale të 14 majit.
Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, kishte kërkuar një masë ndëshkimore prej 30 mijë lekësh për 20 kryebashkiakët, por KAS-i i fali 5 prej tyre, pasi nuk e gjeti të bazuar propozimin. Klodian Taçe i Gramshit, Lefter Alla i Bulqizës, Shuaip Beqiri i Konispolit, Kastriot Gurra i Librazhdit dhe Blerim Shera i Vorës i shpëtuan gjobitjes.

Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur janë njëkohësisht edhe kandidatë për të fituar një tjetër mandat në krye të bashkisë në zgjedhje. Në rast përsitjeje, gjoba do të shkojë në 5 milionë lekë.
15 kryebashkiakët e gjobitur
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andis Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Kryebashkiakët që nuk u gjobitën
Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh
Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë
Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol
Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd
Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



