Në nderim të Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Në të njëjtën ditë por në kohë të ndryshme homazhe zhvilluan edhe ithtarët e diktatorit Enver Hoxha




Ndërsa kryetari i PL-së Ilri Meta që çdo vit i ka qenë në Tiranë për homazhe, kësaj here ai i kreu “adetet” fillimisht në Gosë të Rrogozhinës pastaj në Berat.

Meta shkruan se në këtë ditë nderohen heronjtë e popullit.
“Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, shkroi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




