Treg

Zara zgjeron tregun e shitjeve online në 106 vende të tjera

“Zara” do të zgjerojë shitjet në internet në106 vende të tjera nëpërmjet një platforme të dedikuar online, kryesisht në Afrikë, njoftoi të mërkurën firma mëmë Inditex (Industria e dizajnit dhe tekstilit).

“Që nesër e në vazhdim koleksionet botëroretë grave, burrave dhe fëmijëve të “Zara”-s do të jenë të disponueshme në një total prej 202 tregje, mbështetur nga dyqani i integruar dhe platforma online”, tha kompania në një deklaratë.

 Inditexthotë se deri në vitin 2020 të ketë të gjitha markat e saj duke përfshirë “Massimo Dutti” dhe markën e adoleshentëve “Bershka”, do të jenë të disponueshme nëmbarë botën në internet.

Shitjet në internet në Inditex u rritën me 41% në 2017 për të arritur 10% të shitjeve neto të grupit, edhe pse kjo e la atë pas disa rivalëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë