Një aksion policior i nisur mëngjesin e sotëm(13 prill) në Malin e Zi ka vënë në pranga kryetarin e Bashkisë së Budvës Milo Bozhoviç.
Mediat malazeze shkruajnë se aksioni po zhvillohet në disa qytete.
Arrestimi i Bozhoviç është bërë në shtëpinë e tij familjare në qendër të Budvës, nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT).
Sipas mediave arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në orën 04:00 në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.