Gazeta Si – Moska ka hedhur poshtë ndërmjetësimin e mundshëm të Kinës në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Kina ka një potencial ndërmjetësimi mjaft efikas dhe impresionues, sukseset e fundit diplomatike të Pekinit e kanë treguar në mënyrë të qartë. Por situata me Ukrainën është ende e vështirë, për momentin nuk ka perpsektiva për një zgjidhje paqësore”.
Kjo është deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, dhënë për gazetarët, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit francez, Emanuel Makron. Sipas këtij të fundit, një sforco e Pekinit mund të ndihmonte në zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase.

Gjatë vizitës së tij në Pekin, Makron theksoi se ka shumë besim te qëndrimi i Kinës. Në anën tjetër, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka kërkuar që Kina të mos furnizojë Rusinë me armë. Sipas saj, dërgimi i armëve në Rusi nga Kina ‘do të ndikonte në mënyrë domethënëse në raportet mes Brukselit dhe Pekinit’.
“Të ndihmosh një agresor është e kundërta e të drejtës ndërkombëtare“, – ka thënë von der Leyen, duke iu referuar presidentit Xi Jinping.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



