Gazeta Si – Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zbarkuar këtë të hënë në Drejtorinë e Policisë Tiranë pas ngjarjeve kriminale të pazbardhura në vend.
Burime paraprake, bëjnë me dije se në takimin e zhvilluar me kreun e policisë Tonin Vocaj, po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, si vrasja e 58-vjeçares Mimoza Paja në “Don Bosko” dhe ajo e Pal Kolës, rojës së sigurisë të TCH pas aktit terrorist ndaj këtij televizioni javën e shkuar.
Po gjithnjë sipas, burimeve, dyshohet se pas këtyre ngjarjeve bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.
Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.
Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi.
Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



