Gazeta Si - Dy helikopterë ushtarakë amerikanë, HH60 Blackhaëk, u rrëzuan në Trigg County, Kentucky, gjatë një misioni rutinë stërvitor. Një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell tha për BBC. Guvernatori i shtetit Andy Beshear tha se të paktën nëntë persona mund të kenë vdekur në aksident, sipas raporteve fillestare.
“Kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe priten të kemi viktima”, tha ai në një postim në Twitter.
We’ve got some tough news out of Fort Campbell, with early reports of a helicopter crash and fatalities are expected. @kystatepolice, @KentuckyEM and local officials are responding. We will share more information as available. Please pray for all those affected.
— Governor Andy Beshear (@GovAndyBeshear) March 30, 2023
Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe Neë York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës (në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale në Kosovë), kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhaëk.
Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.
Ushtria lokale e ka konfirmuar se helikopterët e tyre ishin të përfshirë në këtë incident.
“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjarët e tyre”, tha një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.