Gazeta Si – Papa Françesku ka pasur shqetësiome shëndetësore dhe është shtruar për disa ditë në spitalin “Gemelli” të Romës. Nuk ka probleme zemre, por ai mund të qëndrojë dy ditë për të qenë i monitoruar për shqetësimet që ka ndjerë në rrugët e frymëmarrjes. Njoftimi zyrtar është dhënë nga vetë Vatikani.
“Ati i Shenjtë ndodhet në ‘Gemelli’ që prej pasdites së sotme për disa kontrolle të planifikuara më parë”, – tha Mateo Bruni, drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se Ati i Shenjtë mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.
Ai ndodhet i shtruar në katin e dhjetë, në dhomën e kushtuar Papëve, ku më parë bëri një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



