Gazeta Si – Një zjarr në një qendër emigrantësh para kufirit me SHBA-të në Meksikë u ka marrë jetën të paktën 40 personave. Të ndaluarit po protestonin ndaj deportimeve nga Meksika dhe u kanë vënë zjarrin dyshekëve.
Për këtë tragjedi, grupet e të drejtave të njeriut kanë fajësuar autoritetet përkatëse, pasi kushtet ishin të rënda dhe kishte mbipopullim të qendrës. Ngjarja ndodhi në qytezën meksikane Ciudad Juárez, pranë kufirit me SHBA-të. Zjarri shpërtheu kur emigrantët u lajmëruan se do të dëboheshin në vendet e tyre të origjinës.

“Ata nuk menduan se do të shkaktonin këtë tragjedi të tmerrshme”, – u shpreh presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador.
“Ngjarjet e mbrëmshme janë një shembull pse organizatat e të drejtave po përpiqen të eliminojnë ndalimin e emigrantëve në Meksikë” – tha Gretchen Kuhner, përfaqësues i institutit meksikan për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
“Los Angeles Times’ shkruan se emigrantët po protestonin, sepse 68 persona ishin futur në një hapësirë që supozohej të mbante vetëm 50 persona. Mësohet se 24 nga viktimat ishin nga Guatemala dhe 13 nga Hondurasi. Po ashtu, ka edhe shumë të plagosur.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihen rojet e qendrës që largohen. Njerëz me uniforma shihen të kalojnë para qelisë në flakë, pa tentuar t’i ndihmojnë njerëzit brenda saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



