Njerez

Zelanda e re do shpenzojë 4 mln dollarë për të ndihmuar adoleshentët të kalojnë një ndarje

Zelanda e Re po mendon se është koha që adoleshentët të thonë “faleminderit” pranë ish-ëve të tyre dhe po shpenzojnë miliona për ta realizuar këtë.

Fushata “Love Better (duaj më mirë)”, e nisur të mërkurën, do të marrë 4 milion dollarë gjatë tre viteve nga Ministria e Zhvillimit Social për të ndihmuar adoleshentët të marrin veten pas një ndarje dhe të minimizojnë dëmet në marrëdhëniet e tyre.

Fushata po drejtohet nga të rinjtë e Zelandës së Re dhe qeveria thotë se e kanë cilësuar këtë si një nga çështjet kryesore.

“Mbi 1200 të rinj na thanë se kanë nevojë për mbështetje për t’u përballur me përvojat e ndarjes, duke u cilësuar si një sfidë”, tha në një deklaratë Priyanca Radhakrishnan, Ministrja për Zhvillimin Social dhe Punësimin.

“Ndarjet janë të vështira”, thuhet në një video promovuese të fushatës.

Videoja përmban klipe të adoleshentëve që flasin për nevojën për të vazhduar jetën pas një ndarje.

Pjesë e fushatës janë organizata të cilat ofrojnë shërbime terapie për të rinjtë.

“Kjo është një mënyrë autentike për të frymëzuar të tjerët që të gjejnë forcën e tyre dhe vetëvlerësimin”, thotë Radhakrishnan.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Social, një sondazh me 1200 të rinj zbuloi se 68% e kishin përjetuar keq një ndarje dhe kanë pasur nevojë për mbështetje.

Radhakrishnan thotë se qëllimi i fushatës është të mbështesë të rinjtë përmes terapive dhe ndihmës nga ana e profesionistëve si dhe ti ndihmojnë ata në mënyrës se si t’u qasen marrëdhënieve të ardhshme.

Fushata “Duaj më mirë” është pjesë e strategjisë kombëtare të qeverisë për të eliminuar dhunën në familje dhe dhunën seksuale.

“Zelanda e Re ka statistika të turpshme të dhunës në familje dhe dhunës seksuale dhe ne kemi nevojë për qasje novatore për të ndryshuar këtë”, shtoi Radhakrishnan.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, çdo vit, Policia e Zelandës së Re heton më shumë se 100,000 incidente të dhunës në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë