Bota

Qeveria shpëton për 9 vota nga mocionet e mosbesimit, shpërthen zemërimi në Francë

Gazeta Si – Pas djegjes së mocioneve të mosbesimit ndaj ekzekutivit Borne, në Paris dhe qytete të tjera të Francës kanë shpërthyer protestat. Zemërimi është i thellë, protestuesit kanë sulmuar me sende të ndryshme policinë, që është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Qeveria e Elisabeth Borne ka mbijetuar dhe reforma e kritikuar e pensioneve, për të cilën presidenti Makron kishte “anashkaluar” Parlamentin, është ligj. Dy mocionet e mosbesimit kundër ekzekutivit nuk kanë kaluar.

Elisabeth Borne. Gazeta Si, 20 mars 2023

Mocioni i paraqitur nga partia e pavarur Liot, edhe pse u votua nga gjithë opozita, nuk mblodhi 287 votat e nevojshme (duheshin edhe 9) për të rrëzuar ekzekutivin. Ra poshtë edhe mocioni i paraqitur nga partia e Le Pen.

Pas votimit shpërthyen protesta në gjithë vendin. “Tani është koha të kalojmë te mosbesimi popullor”, – ka ulëritur një nga kundërshtarët më të fortë, Jean-Luc Mélenchon, i cili i ka ftuar francezët të mos dorëzohen dhe ta vazhdojnë betejën me manifestime dhe greva.

Franca rrezikon të bllokohet tani, rafineritë mbyllen, studentët janë gati të dalin në shesh, transporti, shëndeti dhe të gjithë sektorët janë gati për betejë deri në tërheqjen e reformës, siç përsërisin Mélenchon dhe gjithë sindakalistët, më të bashkuar se kurrë.

Nga protestat ne rruget e Parisit. Gazeta Si, 20 mars 2023

Por a mjaftojnë 9 vota për ta shpëtuar Elisabeth Borne? Ndoshta ajo mund të sakrifikohet orët e ardhshme për një udhëhje të re. Në një takim me presidentin, kryeministrja ka bërë me dije se dëshiron të vazhdojë dhe se reforma e pensioneve është esenciale për vendin.

Nga pikëpamja institucionale, e majta ka paraqitur një rekurs në Këshillin kostitucional për probleme të mundshme legjitimiteti të ligjit të reformës.

Në planin politik, pritet mbi të gjitha që Makron, deri tani i rezervuar për rrugëtimin e vështirë të reformës së tij, të marrë më në fund fjalën dhe të gjejë sintoninë me francezët. Analistët shohin një vend të ndarë, me një president që duket më shumë se kurrë i izoluar politikisht dhe në minimumin e popullaritetit (28%, si në kohën e “jelekëverdhëve”).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë