Bota

SHBA-të, të tjera sanksione Iranit për dhunën ndaj grave dhe vajzave

Gazeta Si – Kundër Iranit do të ketë sanksione të tjera nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të represionit të protestave kundër regjimit për dhunën e përdorur ndaj grave dhe vajzave.

Njoftimi është dhënë nga sekretari i Shtetit, Antoni Blinken, i cili ka shpjeguar se nga këto sanksione do të preken shumë funksionarë të Teheranit.

Blinken u shpreh se do të preken presidentë kompanish, liderë të sigurisë dhe kompani të ndryshme për rolin e tyre në abuzimet e përmendura më lart. Mes të tjerëve, do të sanksionohen drejtori i përgjitshëm i burgjeve të Alborz dhe drejtori i burgut qendror të Orumiyeh për keqtrajtimet ndaj femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë