Tetë muaj nga fushata e uljes së inflacionit nga Christine Lagarde drejtuese e Bankës Qendrore Europiane, investitorët po rrisin yield-et e titujve në rekorde historike. Po ashtu, bankat qendrore nuk po ushtrojnë ashpërsinë e duhur të shtrëngimit monetar.
Ky është një ndryshim i thellë nga ai i një muaji më parë kur të gjithë prisnin një rritje të shpejtë të normës së interesit. Pasi çmimet e konsumit morën një kthesë gjatë javës, BQE është në presionin e një tjetër rritje.
Debati po nxehet nëse tregtarët po e zvogëlojnë ndikimin e normave më të larta apo ata po vendosin çmime me inflacion strukturor më të lartë, pavarësisht përpjekjeve të BQE.
“Ka një shkëputje të qartë midis normave dhe tregut të inflacionit,” tha Mohit Kumar, një strateg i normave në Jefferies. “Nëse BQE-ja është aq agresive sa çmimet e tregut, kjo do të thotë që pritjet për inflacionin duhet të ulen.”
Investitorët do të marrin të dhëna të tjera javën që nis, kur Lagarde të jetë pjesë e eventit të Organizatës Botërore të Tregtisë bashkë me homologun e saj nga banka e SHBA, Jerome Poëell.
“Nuk duket sikur Lagarde do të sinjalizojë një ngadalësim të rritjes së normes së interesit”, thotë Mark Doëding, drejtor investimesh në RBC BlueBay Asset Management. “Nga risqet që ka, interesat duhet të rriten fort, që kërkesa të ulet.”
Strategët e Commerzbank AG presin që pritjet afatgjata në Europë t’i afrohen niveleve më të larta të të gjitha kohërave të arritura në 2008-09, pasi presionet strukturore të çmimeve janë faktorizuar.
Parashikimi i inflacionit më të lartë do të thotë se do të duhen më shumë rritje të normave të interesit për ta frenuar atë. Normat reale – të cilat vlerësojnë shtrëngimin e kushteve financiare – kanë filluar të bien në zonën e euros, një tregues që tregjet nuk janë të bindur se BQE është duke bërë mjaftueshëm, thonë analistët.
“Pritjet e inflacionit të bazuara në treg janë rritur në mënyrë vendimtare,” tha strategu i Societe Generale SA, Jorge Garayo. “Ne presim që BQE të forcojë retorikën e saj të ashpër, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi yield-et reale përgjatë kurbës.”
Rënia e normave reale mund të shkaktojë pak ankth për BQE-në. Politikëbërësit në procesverbalin e vendimit të fundit të politikës në shkurt, përshëndetën një “fund të mundshëm të një epoke të gjatë të normave reale negative të interesit” pas kthimit pozitiv të normës reale dyvjeçare për herë të parë që nga kriza financiare.
Për BQE-në, lëvizja tjetër kryesore për t’u parë është nëse tregjet e parasë vlerësojnë plotësisht në një rritje prej 50 pikësh në maj, nga bastet me një shans 90% tani. Politikëbërësit e BQE-së kanë sinjalizuar tashmë një rritje gjysmë pikë më vonë këtë muaj.
“Riçmimi i perspektivës strukturore të inflacionit duket larg përfundimit,” shkroi Christoph Rieger, një strateg në Commerzbank./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



