Rend dhe Ligj

Video / ‘Shtëpi bari’ në Mallkuç, sekuestrohen 61 kg kanabis me vlerë 100 mijë euro

Gazeta Si – Një grup kriminal që ushtronte kultivimin e kanabisit me anë të llambave në Tiranë është goditur nga policia që ka sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 100 mijë euro dhe ka arrestuar 3 persona.

Ata e bënin gati lëndën narkotike në shtëpinë e 44-vjecarit në Mallkuç të Fushë-Krujës, e paketonin dhe e shisnin.

Konkretisht, janë arrestuar:

– Ervin Prifti, alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë; 

– Artan Muça,, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

– Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë. 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë