Politike

Meta takon Berishën: Protestat dhe zgjedhjet i japin fund këtij regjimi  

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte në zyrën e Sali Berishës i shoqëruar nga nënkryetari Petrit Vasili.

Pas takimit, Meta tha për gazetarët se protesta dhe përgatitja për zgjedhjet do të ecin paralelisht.  

“E qartë që ne do ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim në rrugën e zgjedhjeve dhe protestat e zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar në çdo qelizë të tij që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë”.

A u ra dakord që të enjten të ketë një protestë para Parlamentit?

“Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD në gjithë kërkesat e saj të drejta dhe legjitime dhe përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë