Ne rrjet

Rishfaqet ‘statuti’ i Cosa Nostra-s. Përgjimi i një bosi mafioz: Respektoni kodin e shkruar!

Operacion anti-mafie në Palermo nga karabinierët, 7 arrestime në familjen Rocca-Mezzomorreale, e cila kujdesej për mbrojtjen e Provenzanos dhe Messina Denaros, të arrestuar së fundmi. Për hetuesit, ky është një zbulim i jashtëzakonshëm "i një ekstremi të rrallë" dhe “Kushtetutës” së tyre. Parandalimi i vrasjes së një arkitekti dhe kritika për bosët e masakrave ndër vite

Gazeta Si - Ata flasin për rregullat e vjetra, të kodifikuara në një statut të shkruar, një lloj Kushtetute të “Cosa Nostras” të kërkuar prej kohësh nga hetuesit, por që nuk po gjendet.

Ata kritikojnë strategjinë e masakrave të shefit Toto Riina, kryejnë zhvatje, imponojnë bizneset e tyre, planifikojnë vrasje.

Një javë pas arrestimit të bosit Matteo Messina Denaro, i cili përfundoi në pranga pas 30 vitesh në arrati, hetimi i fundit i karabinierëve në Palermo, tregon

një mafie të fortë, me rrënjë në territor dhe në duar, si gjithmonë, të kumbarit të vjetër, si Pietro Badagliacca, i dënuar me 14 vjet dhe i liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimit.

Bosi dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij, u arrestuan mëngjesin e kësaj të marte: një operacion që i “preu duart” familjes mafioze të Rocca Mezzomonreales, në zonën jugore të qytetit.

Emra të njohur për hetuesit që zbuluan rolin e tyre vite më parë në organizimin e udhëtimit në Marsejë të bosit Bernardo Provenzano, i detyruar për t'iu nënshtruar operacionit të prostatës në Francë dhe kontaktet e klanit me ish të arratisurin nga Trapani, Matteo Messina Denaro.

Njerëz të padyshimtë u përfshinë gjithashtu në hetim, individë të pacensuruar të konsideruar si organikë për familjen, të cilët do të viheshin në dyshim vetëm në momentet e kritikave për organizatën: njerëz “të nderuar”, si Andrea Bonafede, që i dha hua identitetin e tij Messina Denaros dhe i bleu atij apartamentin, ku ka kaluar periudhën e fundit të arratisë.

"Ekziston statuti i shkruar ... që etërit themelues e kanë shkruar", - thotë Badagliacca, duke evokuar rregullat e vjetra të kodifikuara të mafies, gjatë një samiti në një shtëpi-fermë në fshatin Caltanissetta.

Ai nuk e di që po e përgjojnë karabinierët. Nga ana tjetër, nipi i bosit të vjetër mafioz, Gioacchino Badagliacca, u tregon besnikëve të tij mospajtimin e tij të vendosur ndaj strategjisë së masakrave të kryera nga Riina.

"Boll më gjëra të këqija, pse gjithë këto bomba, gjithë këta gjyqtarë, të gjithë këta... por çfarë janë?", - thotë ai, pasi kishte stigmatizuar edhe vendimin për të vrarë anëtarët e familjes së të penduarit Tommaso Buscetta, edhe para se ai të fillonte të bashkëpunonte me drejtësinë.

Fjalë të ashpra janë rezervuar edhe për ish-bosin Giovanni Brusca. Një "goditje (një e shtënë arme) në brinjë duhet t'i jap!".

Prandaj klanit nuk i pëlqen terrori i lëshuar nga korleonezët dhe mbi të gjitha zgjedhja për të sulmuar shtetin.

Sipas Kumbarit të përgjuar, Riina dhe njerëzit e tij "menduan vetëm të mbushnin kuletat".

“Po, dhe ai nuk ishte i interesuar për asgjë. Nuk është se ata e donin atë gjë (ku me ‘atë’ ndoshta nënkuptojmë organizatën mafioze). Sepse dikush që e do, bën gjëra që të mos e shkatërrojë, ta mbajë”, thotë shefi.

“Gjithçka ka mbaruar… – përfundon ai, duke kujtuar se në të kaluarën, – ka pasur marrëdhënie të mira me organet e shtetit. Nuk preken, nuk preken”.

“Madje i kanë favorizuar”, pohon bashkëbiseduesi i tij.

Falë përgjimeve, karabinierët arritën të parandalonin edhe vrasjen e një arkitekti: fajtor se kishte bërë gabime në një praktikë ndërtimi që ishte me interes për "familjen".

"Por unë duhet të bëj një gjë, - thotë Gioacchino Badagliacca, - duhet të heq disa luspa (gjemba), por është një gjë personale ... sepse nëse ... nëse unë jetoj atje dhe këta njerëz jetojnë, duhet t'u këpus kokën, do të jetë gjëja e fundit që bëj”. Por të parët mbërritën karabinierët, duke parandaluar vrasjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë