Rend dhe Ligj

Dyshohen për mitmarrje, nën hetim 2 inspektorë të Policisë Rrugore në Durrës

Gazeta Si – AMP nisi hetimin pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale të një rasti kontrolli të 2 punonjësve të Policisë Rrugore ndaj drejtueses së një makine, ku dyshohet për mitmarrje nga ana e efektivëve.

Nga veprimet hetimore, janë ngritur dyshime se punonjësit e policisë kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës ka referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për punonjësit e policisë:

– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë