Shendet

FDA autorizon shitjen e pilulave për abortin në farmaci

Për herë të parë, farmacitë në Amerikë do të mund të shesin mifepristone, pilulat e abortit.

Aktualisht pacientet e marrin këtë pilulë por vetëm në spitale, me rekomandimin e mjekëve dhe tani kjo do ndryshojë. Edhe pse do kërkohet një rekomandim nga mjeku, pacientet mund ti marrin pilulat në çdo farmaci.

Në dhjetor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se do të heqë përgjithmonë kërkesën që pacientet të marrin një recetë nga mjekët ndërsa të martën përditësoi uebsajtin e saj me kërkesat e reja, duke thënë se pilulat “mund të shpërndahet nga farmaci të certifikuara”.

Danco Laboratories dhe GenBioPro, dy kompanitë amerikane që prodhojnë pilulat kanë konfirmuar se janë informuar nga agjencia për vendimin.

Ky veprim është parë si një hap i rëndësishëm nga Shoqata amerikane e Gjinekologëve.

“Megjithëse njoftimi i FDA-së sot nuk do të zgjidhë problemet e aksesit për çdo person që kërkon kujdes për abortin, ky hap do të lejojë më shumë paciente që kanë nevojë për mifepristone ta sigurojnë atë më lehtë”, tha shoqata në një deklaratë.

Mifepristoni merret në kombinim me një ilaç të dytë të quajtur misoprostol, i cili zakonisht merret brenda 10 deri në 12 javë të shtatzënisë për të nxitur abortin.

Farmacitë tani mund të aplikojnë për certifikim për të shpërndarë mifepristone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë