Treg

Balluku: Prodhuesit e energjisë do ta shesin më shtrenjtë tani. Bizneset në tensionin e mesëm nuk do t’i nxjerrim në treg as për 2023-shin

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se prodhuesit privatë të energjisë nga viti i ardhshëm do ta shesin atë me 10lekë/KWh dhe jo me 8.3. Po ashtu ajo siguroi bizneset e lidhur në tensionin e mesëm do të vazhdojnë të mbështeten nga qeveria edhe për 2023-shin dhe nuk do të dalin në treg të lirë.

Në një takim me bizneset, Balluku tregoi dhe se bursa e energjisë pritet të nisë funksionimin në mars. “Bursa e energjisë do të jetë gati në mars të vitit 2023. Kur të hyjë bursa në funksion, të gjithë bizneset do të dalin vetë në treg. Por kjo nuk do të thotë që do të jeni të pambrojtur”.

të 2023-shit, kur edhe bizneset e mëdha do të dalin vetë në treg, pa dallim, por duke u garantuar atyre përsëri mbrojtje.

Në tavolinën e diskutimit ku ishin pjesë disa nga bizneset e mëdha në vend, kreu i shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi i kërkoi ministres më shumë fasilitete për bizneset që ato të mund të bëhen autoprodhues.

“Ne donim të fillonim ta prodhojmë vetë. Të bënim panele. Po do të kishim pas do të ishim në vështirësi të mëdha. Hiqni burokracitë me bashkitë, për tjegulla. Nuk ka sens. Unë ende nuk e kam marr lejen. Hiqni dhe TVSH-në e paneleve. Unë ato para t’i paguaj sot, pas 30 ditësh t’i kërkoj se jam eksportues, kërkoj rimbursim. Është kot. Na ofroni forma që ne na nxisin konkurrencën e aq shtetit nuk i bëhemi barrë madje kontribuojmë në të ardhura. Mos na nxirrni në treg as vitin tjetër. Nëse na nxirrni, mos na nxirrni pa komardare”, -u shpreh Zusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë